Flash News

KRYESORE

Vasili: Rama, instrument i verbër i oligarkisë, po i heq bukën e gojës biznesit

Vasili: Rama, instrument i verbër i oligarkisë, po i heq bukën e

Deklarata e kryeministrit Rama, e bërë dy ditë më parë në Fier, ka ngjallur reagime jo vetëm nga biznesi, por edhe politika. LSI, si forcë e pozicionuar më afër biznesit dhe nevojave të tij, në katër vitet e kaluara, ka reaguar sot, nëpërmejt deputetit dhe ish-kreut të saj, Petrit Vasili. Kreu i grupit parlamentar ka reaguar në një mesazh në faqen e tij të “Facebook”-ut, ku theksoi se kryeministri shkatërroi pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Ja mesazhi i plotë i Vasilit: 

“Kryeministri, gjymtyrë e oligarkisë vret biznesin e vogël. Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël.

Shpjegojani shkollëpakut se kjo punë s'ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë. Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t'ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës, supermarketeve të oligarkise.”

Të fundit