Flash News

KRYESORE

Vasili-Ramës: Kryeministër 'babarryp' që përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë pushtet më shumë

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme publikoi një video me dy fëmijë, që vuajnë nga diabeti, të cilëve Rama u dhuron fishat për matjen e saj.

Mirëpo, pas videos së Ramës ka reaguar Petrit Vasili, i cili shprehet se kryeministri përdor shëndetin e fëmijëve për disa ditë pushtet më shumë.

“Kryeministri perdor shendetin e femijeve per ca dite te qelbura pushtet me shume.

Kryeministri "babarryp" se babagjysh nuk eshte thote se siguroi ca fisha qe masin diabetin te femijet.Dhe ky eshte sevap qe e bëka ky dhe jo shteti.

Po e di ky "babarrypi" qe mijra femijeve me semundje onkologjike,me hemofili,me talasemi etj u mungojne ilaçet pa te cilat jeta eshte e pamundur apo edhe jeta e tyre varet nga sevapi i ketij.Thene me thjesht po deshi ky edhe mund te jetojne po nuk deshi ky atehere nuk do te jetojne.

Turp i rende perdorimi i pacipe i shendetit te femijeve per ca di te felliqura pushtet me shume”, shkruan Vasili.

 

Të fundit