Flash News

KRYESORE

Vasili: Raporti i vuri vulën e turpit votimeve të Edi Ramës

Vasili: Raporti i vuri vulën e turpit votimeve të Edi Ramës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili komentoi raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, ai tha se raporti për 30 qershorin vë në dukje edhe njëherë aspektet skandaloze të atyre zgjedhjeve, ku thuhet qartë se në Shqipëri është instaluar një diktaturë.

“Pak çaste më parë u bë publike se OSBE/ODIHR i ka vënë vulën e turpit votimeve të Edi Ramës. Shqipëria, për shkak të Ramës ka shënuar faqen e zezë, ka mbajtur votime pa ligj, pa rregulla dhe kundër Kushtetutës. Në raport flitet më shumë se çdo koment. Nuk pati legjitimitet në zgjedhje.

OSBE vë gishtin mbi pagë. Konstatimet e OSBE thonë se nuk ka pasur liri të qytetarëve për të votuar. OSBE thotë se dekreti i presidentit për 13 tetorin nuk u publikua në Fletoren Zyrtare, edhe pse publikimi i këtij akti është i detyrueshëm me ligj. Të gjithë kopukët e pushtetit nuk njohin as ligj dhe as Kushtetutë. OSBE shprehet gjithashtu se ka pasur zona kur ka pasur një kandidat. Edhe në zgjedhje që kanë qenë veç vetë, kanë numëruar vetë dhe prapë kanë vjedhur”, tha Vasili.

Petrit Vasili theksoi se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i implikuar në këto zgjedhje farsë, ndërsa theksoi se në raport thuhet edhe se krimet elektorale kanë mbetur të pazbardhura.

Të fundit