Flash News

KRYESORE

Vasili reagon pas deklaratës së Ramës: Kryeministri këput idiotësi për tërheqje vëmendje

Vasili reagon pas deklaratës së Ramës: Kryeministri këput

Petrit Vasili ka reaguar pas reagimit të KE-së, i cili e konsideronte të papërshtatshme deklaratën e Ramës për zgjedhjen e një presidenti të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Kryeministri këput njërën idiotësi pas tjetrës, që publiku të heqë vemendjen nga plaget e thella të shoqërise shqiptare”, shprehet Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit:

“Shqipëria digjet kryeministri krihet.

Shqipëria është mbërthyer në darën e papunesise,varferise dhe pasigurise publike te rende ku cdo dite ndodhin vrasje e grabitje.

Kryeministri keput njeren idiotesi pas tjetres, qe publiku te heqe vemendjen nga plaget e thella te shoqerise shqiptare.

BE ne Bruksel reagoi per idiotesine e kryeministrit per "presidentin kooperativist te shume shteteve",ndonese ne fakt eshte kohe e humbur te merresh me të.

Çudia e madhe kjo BE ne Tiranë. Ndërsa flet edhe ne mes te nates per pune qe nuk i perkasin fare hesht e ben piknik kur duhet te flase.

Shyqyr qe eshte Brukseli te pakten....se keta te BE ne Tirane jane me te rendesishem dhe nuk kane kohe....”, shprehet Vasili.

 

Të fundit