Flash News

KRYESORE

Vasili reagon pas dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër: Ngulen e shkulen si kastravecë nga shkollëpaku

Vasili reagon pas dorëheqjeve të drejtorëve në Shkodër:

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me një postim në Facebook ka komentuar dorëheqjet e drejtorëve në Shkodër, të cilët u larguan një ditë pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Vasili shkruan se administrata e Ramës nuk ka asnjë lidhje me shërbimin ndaj qytetarëve dhe se është atje thjesht “shami për të fshirë hundët”.

Sipas Vasilit meritokracia dhe kriteret e punësimit kanë rënë.

Postimi i plotë i Vasilit:

Drejtoret ne Shkoder si kastraveca ne duart e shkollepakut!

Drejtoret e Edi Rames hiqen e vihen ose thene ndryshe ngulen e shkulen si kastraveca nga shkollepaku.

Se jane ata fajtoret qe zgjedh Edi Rama kandidate per faqe te zeze si Valdrin Pjetri.

Drejtoret jane pra thjesht ushqim per midene politike dhe per damllane psikopatike te Edi Rames.

Cfare administrate e pacipe eshte kjo?

Ku e ka pavaresine nga politika?

Po portalet e famshme te punesimit qe pataksen dynjane ku perfunduan?

Apo administrata eshte thjesht zorre qorre e Edi Rames?

Ku jane kriteret e punesimit?

Ku eshte meritokracia?

A eshte zyra e partise apo ligji dhe kriteret qe punesojne njerezit?

Objektivat ne pune dhe sherbimi ndaj qytetareve jane kriteri apo votat e mbledhura?

Ky demagog i shplare qe moçalisht vegjeton si kryeminister qelbi dynjane me propagande per gjoja administraten e  “ndritur” qe do te ngrinte pasi te merrte timonin dhe tepsine.

E pame administraten e diskredituar,te korruptuar e te percudnuar te timonit dhe tepsise se kryeministrit.

Kjo administrate e Edi Rames eshte atje thjesht shami per te fshire hundet dhe gjithshka..tjeter te tij dhe ska asnje lidhje me sherbimin ndaj qytetareve.

Shkodra ishte shembulli me i qarte se si drejtoret shnderrohen ne kastraveca.

 

Të fundit