Flash News

KRYESORE

Vasili Ruçit: Duhet t’ia kishe ndërprerë fjalën Bushatit para tre minutash, ke thyer rregulloren

Vasili Ruçit: Duhet t’ia kishe ndërprerë fjalën

Pas fjalës së ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, e cila zgjati më shumë se 10 minuta, Vasili kërkoi fjalën për procedurë duke i bërë një vërejtje, siç e quan ai, miqësore  ndaj Kreut të Parlamentir.

“Kam një vërejte miqësore për ju, koha e ministrit nuk mund t’i kalojë 10 minuta ndërkohë që koha e Ditmir Bushatit  kaloi tre minuta më shumë se ky minutazh, ke thyer rregulloren”, tha Petrit Vasili.

Pas dy minutave të tij përgjigja nga Ruçi ka qenë e menjëhershme, duke i lexuar ligjin ai tregon se nuk ka bërë asnjë thyerje të rregullores por e ka zbatuar atë pasi anëtarëve të Këshillit të Ministrave e kanë të pakufizuar të drejtën e fjalës në lidhje me rendin e ditës.

"Lidhur me vërejtët që më bën mua, që e la ministrin dua të sqaroj duke të cituar me nenin që ka të bëjë me anëtarët e Këshillit të Ministrave, neni 47/1/1 cakton se ministrat kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohor. Ministrat që marrin fjalën, ju jepet sa herë që e kërkojnë por jo më shumë se 10. Kështu që ministri Bushati flet lidhur me çështjen e rendit, ndaj nuk është shkelur rregullorja, përkundrazi është zbatuar”, pohoi Ruçi.

Të fundit