Flash News

KRYESORE

Vasili: Shqiptarët nuk e presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, por nga SHBA dhe BE

Vasili: Shqiptarët nuk e presin drejtësinë dhe vetingun nga

Lidhur me deklaratat e sotme të Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kur u shpreh se "Vetingu nuk është çështje numrash, por strukturimi", ka reaguar kryetar i grupit parlametnar të LSI-së, Petrit Vasili. Në një postim në rrjetin social facebook, Vasili jep katër arsye pse “kryeministri i paditur, do që të bllokojë vetingun”. Ja postimi i plotë i Vasilit:

“E para: Ky kryeministër duhet sqaruar, që megjithëse ai e do për vete, vetingu është i pavarur dhe jo pronë e tij.

Së dyti: Ky kryeministër ka një ushtri parazitësh rreth vetes me 650 vetë, atëherë pse e pengon vetingun të permbushë kërkesat më minimale dhe i shkurton 70 vetë? Është i paditur dhe e urren vetingun, ndaj e pengon të funksionojë.

Së treti: Shqiptarët nuk presin drejtësinë dhe vetingun nga kryeministri, që mbushi me drogë Shqipërinë, por presin drejtësine që SHBA dhe BE kërkojnë.

Së katërti: Vetingun nuk e vendos dot as muhabeti bajat dhe as marrëveshjet gajasëse që bën qeveria me qeverinë, alias grupin parlamentar të Partisë Socialiste, por Kushtetuta dhe ligji.”

Të fundit