Flash News

KRYESORE

Vasili: Si i mashtroi Armando Subashi banorët e Verrisë në emër të Ramës

Kryetari i grupit parlamentar Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta sot ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, duke thënë se kanë mashtruar banorët e Verrisë në Fier lidhur me mos-ngritjen e inceneratorit të plehrave.

Statusi i Vasilit:

Kryeministri mashtroi paturpesisht banoret e Verrise per inceneratorin e plehrave.

Nuk besoj qe ka ndonje shqiptar, qe e beson më kryeministrin dhe te tijte kur premtojne.

Deviza e kryeministrit eshte: "Mashtrojini njerezit, boll që t'u merrni voten dhe pastaj me kalimin e viteve cdo gje harrohet dhe vemi i mashtrojme prape".

Kete gje kane bere me inceneratorin e plehrave ne Verri te Fierit duke i mashtruar banoret e duke i garantuar se kryeministri mashtrues nuk do ta instalonte inceneratorin pa pelqimin e banoreve.

Harruan banoret qe per shendetin e banoreve, qe rrezikohet seriozisht, kryeministrit nuk i behet vone fare; per ate ka rendesi qe paraja te eci.

Lexojeni vete cfare shkruante kryetari i bashkise se Fierit duke genjyer pa u skuqur e pa u zverdhur fare:

“Sot mora garancinë e plotë nga kryeministri Edi Rama, që pa pëlqimin e banorëve të zonës (Verri, Kallm i Madh, Kallm i Vogël), as që bëhet fjalë të fillojë ndërtimin i impiantit të mbetjeve urbane, pavarësisht procedurave që janë ndjekur nga Ministritë deri tani."

Kjo është Rilindja!

Kjo është Shqipëria që duam!

#ShtetPunëMirëqenie”

-shkruante Subashi në prill të 2017-ës.

 

Të fundit