Flash News

KRYESORE

Vasili sulmon Cakajn për negociatat: Nuk i bëhet vonë fare, se e ka lidhur gomarin tjetër kund

Vasili sulmon Cakajn për negociatat: Nuk i bëhet vonë fare, se e

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook ka sulmuar ministrin për  Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn lidhur me deklaratat e tij të fundit sa i përket anëtarësimit në BE.

Vasili thekson se në të vërtetë Cakajt nuk i interesojnë negociatat, “pasi e ka lidhur gomarin tjetër kund”.

“Sot ky bedeli i Ministrise se Jashtme na tregoi se nuk paska frike fare nga votat kunder hapjes se negociatave per anetaresim te Shqiperise ne BE.

Po drejt e ka ky qe nuk i behet vone per Shqiperine qe nuk i hapen negociatat, se ky e ka lidhur gomarin tjeter kund...

tamam atje ku e urrejne dhe e luftojne Shqiperine.

Prandaj ky nuk ka frike hic nga votat kunder qe e pengojne Shqiperine bile perkundrazi gezohet.

Lexojeni çfare 'thote:

"Para se ti druhem votës kundër nga çdo shtet anëtar, dua të them se jemi në një përpjekje intensive për të siguruar votat pro. Nuk kam frikë nga votat kundër, por jam i angazhuar maksimalisht për të siguruar votat pro”, ishte kjo përgjigjja e Cakës.”-shkruan Vasili.

Të fundit