Flash News

KRYESORE

Vasili thirrje ndërkombëtarëve: Flisni sot, nesër do të jetë shumë vonë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë sot sepse sipas tij nesër do të jetë shumë vonë.

Vasili deklaron se kryeministri e shkatërroi përfundimisht reformën në drejtësi duke asgjësuar ONM-në.

“Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy në zbatimin e paanshëm të reformës në drejtësi.

Kujt t’i besojmë tani ????”, e mbyll fjalën e tij Petrit Vasili.

Postimi i plotë:

Kryeministri e asgjesoi ONM-ne. BE dhe SHBA flisni sot, neser eshte shume vone...

Kryeministri shkaterroi perfundimisht reformen ne drejtesi duke asgjesuar edhe Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM).

ONM ishte garancia nderkombetare e kushtetuese e reformes ne drejtesi.

ONM ka dhene opinion negativ per disa kandidate te shoqerise civile,por mekembesi i kryeministrit,sekretari i pergjithshem i kuvendit te shqiperise, i perbuz,nuk pyet fare dhe i konsideron normal.

Edi Rama e perzuri perfundimisht edhe monitorimin nderkombetar nga reforma ne drejtesi.

BE dhe SHBA garantuan shqiptaret se ONM do te ishte syri i tyre ne reformen ne drejtesi ndaj i besuam dhe e vume ne Kushtetute.

ONM u asgjesua nga kryeministri me qellimin e vetem qe ai ka: kapjen e drejtesise.

Pra BE dhe SHBA nuk kane me sy ne zbatimin e paanshem te reformes ne drejtesi.

Kujt ti besojme tani ????

 

Të fundit