Flash News

KRYESORE

Vasili thirrje Prokurorisë:  Zbardh pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj në këmbim të cironkave

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një reagim në ‘facebook’ i kërkon Prokurorisë që të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e mëdhenj të 613 kg kokainë.

“Pse nuk heton prokuroria se për ç'qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e brendshem për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë”, shkruan Vasili.

Reagimi i plotë:

Prokuroria të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenet e mëdhenj të 613 kg kokainës në këmbim të disa cironkave.

Pse nuk heton prokuroria se për ç'qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e brendshem per bashkepunimin me partneret nderkombetare.

Pse prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit te peshkaqeneve te medhenj te rrjetit kriminal te 613 kg kokaine apo 180 milion euro dhe devijimit te vemendjes drejt cironkave,qe e lene rrjetin kriminal te paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.

Pse nuk heton kush e lejoi kete Arber Çeken te ikte nga Shqiperia kur kish dyshime,precedente etj etj...

Pse nuk heton prokuroria se pse qeveria ne momentin e zbulimit te droges nuk kerkoi pranine e sherbimeve partnere nderkombetare per vazhdimin e operacionit me qellimin e vetem zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqeneve te vertete dhe jo cironkave te lena enkas.

Zbardhja e ketyre ceshtjeve eshte vija ndarese mes nje prokurorie qe lufton pa kompromis drogen,qe godet peshkaqenet dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie qe behet bisht i qeverise qe mbron trafikun e droges dhe peshkaqenet drejtues te saj.

Të fundit