All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vasili tregon përplasjen me Xhafën, Manjën dhe Hysin: Kërkuan të futeshin përgjues nga të gjitha anët

Vasili tregon përplasjen me Xhafën, Manjën dhe Hysin:
All - Paragraf - 1

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i është përgjigjur deklaratave të bëra nga kryetari dhe nënkryetarja në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi sa i takon nenit 491 te ligji i Procedurës Penale.

All - Paragraf - 3

“Manja dhe Hysi u përpoqën t’i gjejnë alibinë mashtrimit të radhës. Të dy gënjeshtarët, të pacipë, treguan qytetarëve që neni 491 ishte votuar duke thënë se ishin dakord. Ju e patë, se nuk e fshihnin dot se të njëjtin procesverbal kishim dhe ne në dorë. Ndryshimi nuk u tha, nuk u verbalizua, e shndërroi komunikimin zyrtar në lojë email-esh, e të gjitha mjetesh tjera informale të komunikimit”, tha Vasili.

Duke ju përgjigjur Ulsi Manjës, Vasili tha se në kohën kur ai ishte ministër i Drejtësisë pati përplasje me Fatmir Xhafën, Ulsi Manjën, Vasilika Hysin dhe deputet të tjerë të PS-së.

“Më citoi dhe mua që kur kam qenë ministër i Drejtësisë më ka çuar email. Po kanë çuar email, po nuk kanë marrë në asnjë rast një miratim ku ne të themi, po, jemi dakort me këtë lëshim që ju propozoni. Kanë çuar qindra email-e, dhe mes qindra email-eve kanë çuar email dhe te Ministria e Drejtësisë. Nuk qe i zoti gënjeshtari të nxirrte qoftë dhe një miratim që ministria e Drejtësisë në atë kohë kishte dhënë.

Po kam pasur një betejë, dhe me Fatmir Xhafën dhe me Usli Manjën dhe me Vasilika Hysin e të tjerë kur isha ministër Drejtësie, kur kërkoi të futeshin përgjuesit nga të gjitha anët deri në krevatet e shqiptarëve. Kur kërkonin të ligjëronin dëshmitarë anonimë të cilët mund të shpifnin e të çonin njerëzit në burg duke ripërsëritur kohën e Partisë së Punës. Po për këto kamë qenë në dijeni. Kam luftuar dhe nuk kam lejuar që ato të miratoheshin”, deklaroi Vasili.

Të fundit