Flash News

KRYESORE

Vasili vijon opozitën e tij: Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë…

Vasili vijon opozitën e tij: Ja skaneri i pamëshirshëm i

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili  ka postuar një tekst nga poeti jorgo Bllaci, “Eja kënga ime!”, në faqen e tij në Facebook, me mbishkrimin “Ja skaneri i pamëshirshëm i kohës dhe personazheve ku jetojmë”:

EJA KENGA IME!…

Jorgo Bllaci

Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimê,

Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,

Vrasësi ku hiqet për viktimë,

Dhe viktimës i kërkon shpagim!

Ku tê përdhunuarat gjykohen,

Me të rrugës ligj nga prostitutat,

Ku tê marrë e të urtë përgojohen,

Dhe servilët, porsi minj nga skutat,

Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,

Se luftuan vrimash, si heronjtë,

Kuajve të ngordhur tek u sulen,

Per t’u hequr me tërbim patkonjtë…

Ku gjithkushi klith e shfryn paprerë,

Me një duf që mëshirona o zot!

Eja kënga ime, kaq poterë,

Unë e ti nuk e durojmë dot!

Se jo pakëz jeta na ka vrarë…

Ndaj, le t’ikim ku s’na sheh njeri!

Mbase larg në pyjet magjistarë,

Do të gjejmë prehje dhe qetësi!…

Të fundit