Flash News

KRYESORE

Vasilika Hysi me fjalët e ambasadorit Lu: 4 klane e 20 familje mafioze mbajnë peng vettingun

Vasilika Hysi me fjalët e ambasadorit Lu: 4 klane e 20 familje mafioze

“Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave.  Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë.  Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët”, këto ishin fjalët e ambasadorit Amerikian Donald Lu, të cilat u përdorën më vonë dhe nga Pertit Vasili i LSI-së dhe nga Vasilika Hysi e PS-së.

Përfaqësuesja e Kuvendit Vasilika Hysi ka folur me fjalët e ambasadorit amerikan Donald Lu në Kushtetuese, përsa i përket ligjit të vettingut.

“4 klane e 20 familje mafioze mbajnë peng vettingun”, tha ajo, deklarate e njëjtë kjo me atë të Donald Lu në 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës.

“S’mund të pranohet dorëheqja e gjyqtarëve gjatë procesit”, shtoi më tej ajo.

Të fundit