Flash News

KRYESORE

Vasilika Hysi i përgjigjet publikisht replikës së djeshme të Luan Ramës: Nuk është koha për letra, kemi kompjutera

Vasilika Hysi i përgjigjet publikisht replikës së djeshme të

E ftuar në News24 Vasilika Hysi ka folur mbi  seancëne  djeshme të mbajtur në Kuvendin e  Shqipërisë ku opozita u kthye pas tre muajsh bojkot.

Para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit dje është mbledhur, Komisioni i Ligjeve i cili përcolli propozimet për kryetarin e  KQZ-së në bazë të marrëveshjes së arritur mes PD dhe PS.

Gjatë mbledhjes ndërpreja e mbledhjes për një pushim të shkurtër ka sjellë edhe reagimin e disa deputetëve mes tyre Luan Ramës së LSI-së.

“Nuk jemi në kafe këtu jemi në komision.Të na vihen në dispozicion dokumentat përpara mbledhjes”-mësohet ti jetë drejtuar ai Vasilika Hysit.

Sot kjo e fundit  ka repikuar në distancë duke i treguar Luan Ramës se tashmë ekzistojnë kompjuterat dhe nuk është nevoja për letra të printuara.

“Kemi kompjuter dhe nuk është koha për  letra, kolegët  tanë duan letra. Ajo që u diskutua dje ishte për dekterët. Për të mos humbur  më kohë  kam  theksuar se kemi humbur  kohë sidomos për shkak të  bojkotit  të  opozitës. Kam dëgjuar që  dje  parlamenti ka  kaluar disa  projektligje të  momentit  të fundit,  por  nuk ka  ndodhur. Kanë qenë  drafte të  pregatitura që  me  reformën zgjedhore, kishim thënë se  do vinim me standarde të  reja.”

Të fundit