Flash News

KRYESORE

Vasjari: Nuk ka krizë mes LDK-së dhe LVV-së, çfarë po ndodh është e shëndetshme

Vasjari: Nuk ka krizë mes LDK-së dhe LVV-së, çfarë po

Analisti Arjan Vasjari mendon se në politikën kosovare nuk ka krizë dhe se shumë shpejt LVV dhe LDK do ta gjejnë gjuhën e përbashkët për formimin e qeverisë. Madje, këtë proces negociatash që ka zgjatur me muaj, ai e konsideron si diçka të shëndetshme.

“Kurti ka përparësinë se është aktor direkt në situatën politike në Kosovë. Nuk shoh një krizë politike në Kosovë. Shoh një proces politik negocimi mes dy forcave brenda një afati kushtetues. Nuk ka gjë më të shëndetshme. Në vështrimin tim nuk ka një krizë politike. Cili do të ishte elementi që të thoshim që ka krizë? Në Kosovë nuk ka një krize legjitimiteti, procesi elektoral është pranuar. Fituesit janë fituesit e humbësit janë humbësit. Për mua LDK në momentin që e ka votuar ka treguar një përgjegjshmëri elektorale politike. “, tha Vasjari në emisionin “Real Story” duke shtuar “Ajo që në Shqipëri nuk po zgjidhet prej 30 vitesh, në Kosovë në këto zgjedhje u tregua që nuk ka probleme”.

Të fundit