Flash News

KRYESORE

“Vazhdoj të jem pjesë e LSI”, reagon Sekretari i Përgjithshëm: Me veprimin tënd je vetë-përjashtuar

Reagon Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari, pak pasi deputeti Lefter Koka deklaro para gazetarëve se vazhdon të jetë pjesë e LSI, pavarësisht vendimit për mos dorëzimin e mandatit të deputetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braimllari i sqaroi Kokës se ai nuk është më pjesë e LSI, pasi veprimin e tij është vetë-përjashtuar.

Reagimi:

Lefter po te sqaroj si Sekretar i Pergjthshem se me veprimin tend je i vete-perjashtuar pasi ke refuzuar qe prej kohesh te marresh pjese ne mbledhjet Grupit Parlamentar dhe te Kryesise se LSI.

LSI vendosi te mos jete pjese e Parlamentit te komanduar nga kriminelet dhe te paguar prej parave te droges.

Ndersa ti ke zgjedhur te rrish aty dhe te perfitosh prej tij dhe kjo eshte zgjedhja jote dhe jo e LSI. Sa ishe pjese e LSI nuk vije ne parlament sot vendose te shkosh.

Levizja Socialiste per Integrim nuk do te jete peng e interesave private te askujt, as te djegies se mekateve ne inçeneratore por do luftoje deri ne fund qe Shqiperine ta qeverisin shqiptaret dhe jo kriminelet.

Kushdo ne Shqiperi te pergjigjet perpara ligjit deri ne fund per çdo abuzim apo pervetesim te parave te qytetareve shqiptar.

Të fundit