Flash News

KRYESORE

Vazhdojnë protestat në Durrës për çështjen e plehrave, banorët: Nuk do t’i çojmë fëmijët në shkollë

Ditën e djeshme, studentët dhe pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, si edhe banorë të qytetit të Durrësit dolën në protestë për të sjellë në vëmendje ndotjen e lartë që vjen si pasojë e djegies së mbeturinave, në zonën e Porto Romanos.

Protesta për çështjen e ndotjes në këtë qytet ka vijuar edhe ditën e sotme, ku banorët e Sukthit kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Pranë Sukthit ndodhet një fushë ku depozitohen të gjitha plehrat e bashkisë dhe më pas digjen. Banorët thonë se bloza e plehrave po iu rrezikon jetën dhe nëse bashkia nuk jep zgjidhje deri të hënë, atëherë ata nuk do t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollë.

“Nëse nuk merren masa deri ditën e hënë, shkolla 9-vjeçare e qendrës do bojkotohet. E kemi marrë këtë vendim si banorë. Fëmijët tanë nuk do shkojnë në shkollë. Deri të hënën të merret një zgjidhje nga bashkia ose këshilli bashkiak”, shprehen banorët.

Të fundit