Flash News

KRYESORE

Vazhdojnë tensionet në Kategorinë Superiore, Tirana akuzon arbitrin Sokoli për racizëm

Vazhdojnë tensionet në Kategorinë Superiore, Tirana akuzon

Kampionati shqiptar i futbollit së fundmi është përfolur shumë për rastet e dhunës e trukimeve, por këtyre episodeve u është shtuar edhe një njollë tjetër.

Pas ndeshjes së të dielës, Kastrioti-Tirana, ku ekipi kryeqytetas humbi me rezultatin 1-0, arbitri Olsi Sokoli është denoncuar për racizëm.

Denoncimi është bërë me anë të një reagimi të klubit të Tiranës, ku arbitri Olsi Sokoli, akuzohet se ka përdorur shprehje raciste ndaj lojtarit Michael Ngoo dhe se ka ndikuar në rezultatin final të përballjes.

Reagimi i Tiranës:

Klubi i Futbollit Tirana dënon ashpër gjykimin skandaloz në ndeshjen Kastrioti-Tirana. Përgjatë 90 minutave te ndeshjes, gjyqtari Olsi Sokoli ka vendosur te ndikoje në rezultatin final të ndeshjes. Fillimisht ka provokuar me shprehje raciste futbollistin Michael Ngoo e më tej ka dëmtuar skuadrën me vendimet arbitrare.

KF Tirana nuk është nxituar te dalë në konkluzione, por ka pritur për te ndjekur reagimet e të gjithë aktoreve dhe faktorëve brenda e jashtë fushave te lojës si dhe analizuar pamjet filmike për gjithçka ka ndodhur. Gjyqtari Olsi Sokoli, ka vepruar i vetëm, pa dëgjuar asistentet e tij, qe ne disa momente vendimtare te ndeshjes i kane kërkuar te marre vendime te drejta, tërësisht te ndryshme nga çfarë ai ka vendosur.

Fjalori me te cilin gjyqtari ka provokuar lojtarët e Tiranës dhe stafin teknik, janë një tjetër argument qe bëjnë klubin te kërkojë një dënim radikal nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe specifikisht nga Sektori i Arbitrimit.

KF Tirana kërkon përjashtimin nga futbolli te gjyqtarit Olsi Sokoli për një gjykim te paprecedent, komunikim ofendues dhe përdorimin e shprehjeve raciste kundrejt lojtareve te Tiranës.

Gjithashtu ftojmë publikisht Shoqatën e Arbitrave, te reagoje kundrejt dhunës qe ne këtë rast ushtroi nje gjyqtar futbolli perballe 11 futbollisteve, stafit teknik, stafit drejtues dhe te gjithe tifozeve bardheblu.

Të fundit