Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Vazhdojnë zjarret në 5 qarqe, 12 vatra të reja. Në Delvinë ndalohen dy persona, dogjën 80 hektarë kullotë
Policia e Delvinës ka ndaluar dy persona, të cilët dyshohet se janë autorë të diegies së një sipërfaqe të gjerë toke në fshatin Kalasë të Delvinës.
Në pranga u vu shtetasi Kastriot Zh., 45 vjeç, banues në Kopaçëz, Delvinë dhe Nazmi H, 36 vjeç, banues në Kalasë, Delvinë.
“Ndalimi i tyre u bë pasi nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 12.07.2017, në fshatin Kalasë, Delvinë, ku është djegur një sipërfaqe prej 80 ha kullote dhe shkurre në Malin e Muzgësë”, sqaron policia. Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim”. parashikuar nga neni 151 dhe 25 i Kodit Penal.
***
Ndërkohë situata e zjarreve, 12 vatra aktive në 5 qarqe të vendit
Në të gjithë vendin vijojnë të jenë aktive ende 12 vatra zjarri, kryesisht në qarqet Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile thotë se vijon të mbajë nën monitorim të gjithë situatën e vatrave të zjarreve në vend.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 77 zjarrfikës me 11 automjete, 32 forca vullnetare, efektivë të Policisë së Shtetit si dhe dy helikopterë.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, 128.
Situata sipas qarqeve
QARKU SHKODËR
- Vijon vatra e zjarrit në fshatin Bleran të Shkodrës. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë kanë prekur edhe fshatin Gajtan. Për shkak të situatës është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterëve. Zjarrfikëset janë duke punuar ende për të shuar zjarrin. Sipas informacionit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre, ferra dhe pisha.
- Në fshatin Lumzi, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Terreni malor ka detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete rrethanore duke mos mundur të izolojnë plotësisht flakët. Forcat zjarrfikëse kanë monitoruar vatrat e zjarrit gjatë gjithë natës.
- Në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi zjarrfikës për shkak të terrenit malor ka punuar me mjete rrethanore për të shuar flakët. Pas disa orësh punë zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.
- Në fshatin Lumëardhe, Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe lis. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe drurë lisi.
- Në Koplik rënë zjarr në një sipërfaqe me bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 dynym.
QARKU FIER
- Në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me pisha.
- Në fshatin Drizë, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 20 rrënjë ulliri.
QARKU ELBASAN
- Në fshatin Tunjë e Re, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe lis. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, dushk dhe lis.
- Në fshatin Grekan, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.
QARKU VLORË
- Në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.
- Në fshatin Drithas, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 15 rrënjë ulliri
QARKU DURRËS
- Në fshatin Halil, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, si dhe 40 rrënjë ulliri dhe pemë frutore.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58