Flash News

KRYESORE

Vazhdon gallata me dëgjesat publike. Qytetari Ramës: Kur do vish në Fier, të dërgoj nënën ….

Vazhdon gallata me dëgjesat publike. Qytetari Ramës: Kur do vish

Deputetët e rinj socialistë të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit vijojnë turin e tyre të dëgjesave, në vijim të turit, “Bashkëqeverisja me njerëzit”.  Shpeshherë këto dëgjesa janë kthyer në një monolog me veten, ku dëgjohen vetëm premtimet e deputetëve apo ministrave, të cilët kanë hapur thesin, si në fushatë.  Deputetët e ministria, Ekonomi, Xhelilaj dhe Spahiu, janë takuar me banorët e Manzës dhe Ishmit të cilët kërkuan që mandatin e dytë bujqësia të ketë një vëmendje më të madhe, si duke rritur subvencionet për fermerët, por edhe për më tepër investime në sistemin vaditës. Përmirësimi i shërbimit ndaj qytetarëve sa i përket Aluiznit ishte një tjetër çështje e ngritur nga banorët gjatë dëgjesës së zhvilluar me deputetët. Ndërsa në Vlorë Rama u përball me një fluks të madh banorësh të cilët, kërkonin kush e kush të marrë fjalën për të zgjidhur hallin e vet, tek kjo administratë militante që ndërtoi këto katër vjet Rama. Duke marrë zemër nga gruaja e Beratit, që vetëm me në ankesë e zgjidhi legalizimin e banesës së saj, banorët e shikojnë si të vetmen mundësi për hallin e tyre. Madje gallata shkon edhe në facebook. Qytetarët i shkruajnë kryeministrit se kanë halle dhe i numërojnë shqetesime pa fund, qe presin zgjidhje, qe nga rruget e fshatrave, mungesat e sherbimeve kryesore, problemet qe ndeshin pushuesit e Kosoves ne Durres, e me radhe. Madje, mes  komentuesve, dikush e pyet kur do te zhvilloje takimin ne Fier, pasi do te dergoje nenen e tij 75-vjecare te ankohet se mos gjen zgjidhje me ALUIZNI-n!

 

Të fundit