Flash News

KRYESORE

Vazhdon rindërtimi i shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit

Tërmeti i datës 21 shtator që tronditi vendin la pas shumë banesa të shkatërruara. Bashkia e Tiranës vijon nga puna për rindërtimin e tyre. Kryebashkiaku Veliaj që nga fshati Mazrek, ku ishte i pranishëm në një familje ku ka nisur rindërtimi, përsëriti premtimin se banesat do të përfundojnë para Vitit të Ri.

“Nga lot trishtimi të shkatërrimit të ditëve të para, jemi sot në lot gëzimi të ndërtimit të një shtëpie të re. Dua të falenderoj edhe familjarët që janë treguar solidarë, po i strehojnë në këto kohë sa të mbarojmë shtëpinë në kohë rekord”-theksoi kryebashkiaku.

Duke vlerësuar edhe kontributin e komunitetit të biznesit që bashkëpunoi për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, Veliaj theksoi edhe njëherë se rikuperimi do kryehet sa më parë.

“ Dëmet që shkaktoi ne nuk do t'i harrojmë dhe mbi të gjitha nuk do të harrojmë fjalën që kemi dhënë që do të rikuperojmë në kohë rekord dëmtimet, sidomos në familjet më të prekura nga tërmeti”-tha Veliaj.

Rreth 1200 banesa u dëmtuan në Tiranë nga tërmeti i 21 shtatorit.

Bashkia e Tiranës ka premtuar rindërtim dhe dëmshpërblim për familjet të cilave ju shkatërruan banesat.

Të fundit