Flash News

KRYESORE

Vazhdon sherri, Eva Murati i kthehet sërish Rike Roçit: Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave

Për shkak të një fotoje që supozohet që e ka postuar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka nisur një sherr mes Eva Muratit dhe Rike Roçit.

Më herët Eva postoi në Instastory foton ku shkruante se e kishte me dyshim, ta merrte si komplimet apo..., duke nënkuptuar se ata janë përfolur vetëm për format fizike.

Më pas ishte Rike ajo që i ktheu përgjigje gazetares sportive, Evës, duke shkruar që duhet ta marrë për kompliment.

 “T’i themi shoqes E.M të Tring-ut (tani e zbulova kush është) që për kompliment të marrë atë foton time që ka postuar në Instastory-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”.

Pas kësaj, ka reaguar sërish Eva e cila në një postim në Instastory shkruan:

“Objektivizimi i femrave shqiptare dhe ulja e vlerave, talentit, mundit të djemve që luajnë me kombëtaren tonë shkon përtej shkon përtej bukurisë apo jo të një individi. Askush nuk e mohoi bukurinë e shoqeve në foto. Nuk do të guxoja se e di që fatkeqësisht ka njerëz që e vendosin mbi çdo vlerë tjetër”.

Të fundit