Flash News

KRYESORE

"Vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar", Ambasadorja e SHBA mesazh policisë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka marrë pjesë në nderimin me medalje të dy pjesëtarëve të ambasadës, Shefes së Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.

Në fjalën e saj gjatë ceremonisë, Kim theksoi se SHBA-ja mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me policinë dhe nxit që të vazhdohet lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Kujtojmë se, pjesë e ceremonisë së sotme ishin ministri Sandër Lleshaj së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të policisë, Ardi Veliu.

“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë… Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”, tha ambasadorja Yuri Kim.

[caption id="attachment_394028" align="alignleft" width="780"] Pamje nga ceremonia e ndarjes së medaljeve[/caption]

Të fundit