Flash News

KRYESORE

“Vazhdoni, vazhdoni”, Braçe ironi me mazhorancën; ndërhyn Rama: Të dëgjuam, s’ka më nevojë

“Vazhdoni, vazhdoni”, Braçe ironi me mazhorancën;

Përplasjet mes Erion Braçes dhe Arben Ahmetajt është zhvendosur sot në Kuvend, ndërsa socialistët u renditën pro ministrit duke rrëzuar amendamentet e propozuara nga deputeti.

Krahas replikave me mikrofon, Braçe dhe Ahmetaj kanë replikuar mes tyre edhe nga vendi.

“Boll të kam dëgjuar, më dëgjo ti mua tani”, ju drejtua në një moment Braçe ministrit të Financave.

Teksa mazhroanca po rrëzonte amendamentet e tij, Braçe komentonte nga vendi duke thënë “vazhdoni, vazhdoni, e keni mirë kështu”.

Në këtë moment ndërhyri Rama duke thënë “të dëgjuam, nuk ka nevojë tani”.

Nervozizmin e tij, Braçe e shfaqi edhe me deputetët e PS-së, me disa prej tyre shkëmbeu replika.

Të fundit