Flash News

KRYESORE

Vdekja 15-vjeçares ruse në Ksamil, Prokuroria kërkon 45 ditë burg për Ermal Fatajn

Vdekja 15-vjeçares ruse në Ksamil, Prokuroria kërkon 45

Prokuroria e Sarandës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë, me qëllim pritjen e aktit të ekspertimit për Ermal Fatajn, i dyshuar se mund të jetë ai personi që ka goditur per vdekje me skaf turisten ruse 16 vjeç, pak ditë më parë në Ksamil. Gjykata pritet ta shqyrtoje ditën e hënë kërkesën e Prokurorisë. Nga hetimet e deritanishme rezulton se pasditen e së premtës, 16- vjeçarja ruse K.R. dhe nëna e saj, kanë hyrë për t’u larë në zonën e ishujve të Ksamilit. Vajza është larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta më vonë, është konstatuar se vajza pluskonte e pajetë në ujë. Ky fakt është konstatuar nga disa turistë të tjerë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe më pas, në vendngjarje është afruar me not edhe nëna e vajzës. Pas kryerjes së autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella në pjesën e kokës, si edhe në pjesën anësore të trupit, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës, ka krijuar dyshimet se vajza mund të jetë goditur nga një mjet lundrues që lëviz në atë zonë. Janë kqyrur një numër i madh varkash dhe skafesh që shërbejnë për transportin e turistëve nga bregu për në drejtim të ishujve të Ksamilit.

Nga kqyrja, rezulton se në helikën e skat që drejtohej pa licencë shërbimi nga Ermal Fataj, i gjetën disa je oku, të ngjashme për nga ngjyra me ato të viktimës 16-vjeçare. Janë pyetur disa persona, përfshire edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka lëvizur me skaf në orën që ka ndodhur ngjarja, por mohon të jetë përgjegjës për ngjarjen, duke u shprehur se nëse do të kishte goditur të ndjerën, do e kishte kuptuar dhe do të merrte masa për t’i ardhur në ndihmë. Në këto kushte, Prokuroria e Sarandës ka krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund të ketë goditur turisten ruse. Por, për të arritur në përfundime më të sakta nëse është pikërisht Ermal Fataj autor i veprës penale, duhet të bëhet një vlerësim me i saktë vetëm pasi të kryhen aktet e ekspertimit mjeko/ligjor për të përcaktuar kategorinë e dëmtimeve dhe shkakun e vdekjes së viktimës, si dhe akti i ekspertimit biologjik i kampionëve dhe provave të tjera materiale të gjetura tek mjeti i tij lundrues dhe të sekuestruar prej policise gjyqësore, për të përcaktuar në mënyrë shkencore nëse ato përputhen dhe i përkasin ose jo viktimës, pra për të përcaktuar saktësisht nëse është pikërisht ky shtetas (Ermal Fataj) autor i veprës penale me pasojë vdekjen e shtetases ruse. Për këto arsye, nga ana e Prokurorisë së Sarandës .

Të fundit