Flash News

KRYESORE

Vdekja e 11 foshnjeve në pak ditë, Ministria e Shëndetësisë nuk flet për skandalin por akuzon PD-në

Vdekja e 11 foshnjeve në pak ditë, Ministria e

11 foshnje vdiqën brenda 20 ditësh në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë, gjysma e tyre për shkak të mungesës së inkubatorëve. Por ashtu si në fillim të 2018-ës, edhe tani që viti po mbyllet, Ministria e Shëndetësië nuk pranon të flasë për skandalin, por fokusohet në akuzat ndaj Partisë Demokratike.

Deputeti demokrat, Bardh Spahia ishte sot në këtë maternitet për të denoncuar kushtet e këqija, si dhe për të rikujtuar skandalin që u tentua të mbahej i fshehtë për gati një vit.

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për kritikat e Bardhit, duke i konsideruar ato spekulime të Partisë Demokratike.

“Duke ftuar Partinë Demokratike të mos spekulojë edhe me shëndetin e të porsalindurve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se investimet me fokus nënën dhe fëmijën do të vijojnë në vitin 2019. Vit i cili do të nisë me bonusin e bebes për çdo fëmijë që vjen në jetë duke filluar nga Janari 2019”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë.

Edhe pse ky institucion, i drejtuar nga Ogerta Manastirliu, njofton për instalimin e inkubatorëve të rinj në të gjithë Shqipërinë, sërish nuk jep asnjë sqarim për tragjedinë e ndodhur në ditët e para të 2018-ës.

Vdekjet e bebeve për mungesë inkubatorësh, skandali i 2018-ës

Të fundit