Flash News

KRYESORE

Vdekja e 13-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje

Vdekja e 13-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje

Ditën e sotme në fshatin Fitore të Vlorës është gjetur i vdekur me armë zjarri  një 13-vjeçar. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40.

“Dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit