Flash News

KRYESORE

Vdekja e 15-vjeçares ruse në Ksamil, zvarritja e hetimeve shqetëson Ambasadën ruse: Të zbardhet rasti

Vdekja e 15-vjeçares ruse në Ksamil, zvarritja e hetimeve

Një llampë e djegur në pajisjen që kryen krahasimin e ADN -së në laboratorin e Policisë Shkencore po mban peng hetimin e aksidentit me pasojë vdekjen e turistes ruse 15 – vjeçare në plazhin e Ksamilit.

Llampa është porositur jashtë vendit pasi në Shqipëri nuk gjendet. Bashkë me të do të vijë nga jashtë dhe një ekspert për ta zëvendësuar, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë teknik të tillë. Sipas Tv Klan pranë laboratorit të policisë dhe sipas ekspertëve, gjithçka do të jetë gati brenda 10 Gushtit.

Pajisja e ADN –së do të krahasojë okët e gjetura në helikën e një ska të drejtuar nga Ermal Fataj me okët e viktimës, Ksenia Ryok. Zvarritja e hetimeve ka shqetësuar edhe Ambasadën ruse. Burime të prokurorisë thanë se Ambasada i kërkon prokurorisë së Sarandës çdo ditë informacione zytare mbi ecurinë e procesit hetimor.

Ambasada kërkon të informohet në detaje mbi të gjitha gjetjet e hetuesve që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në pritje të provës shkencore që do të përftohet nga kryerja e krahasimit të ADN –së, prokuroria kërkoi mbajtjen në burg për 45 ditë të Fatajt. 31 – vjeçari ka mohuar që ta ketë goditur turisten me skaf, ndërsa nëna e viktimës dhe një dëshmitar kanë deklaruar se në afërsi të zonës ku notonte ajo janë parë disa mjete lundruese, si skafe e motorë uji.

 

Të fundit