Flash News

KRYESORE

Vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, flet bashkëshorti: Nuk dija asgjë! S'e meritonte

Vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, flet bashkëshorti: Nuk

Dy ditë më parë u gjet e dhunuar në rrugë 20 vjeçarja shqiptare Anxhela Meçani. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në La Loggia të Torinos në Itali. Sipas mediave italiane, ajo u dhunua dhe më pas u hodh nga makina në ecje.

Anxhela, e cila njihej si punonjëse seksi, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin “Santa Croce” në Moncalieri, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, e reja nuk mundi të mbijetonte.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe bashkëshorti i saj italian Massimiliano. “Nuk dija asgjë. Unë dhe Anxhela ishim ndarë prej disa muajsh. Ajo kishte ikur nga shtëpia, kishte marrë këtë vendim dhe unë e kisha respektuar”, shprehet ai për mediat italiane.

Meçani, përpara se të transferohej në Piemonte kishte jetuar disa vjet në Ravenna. Me Massimilianon ajo, ishte njohur në një lokal, në vitin 2015.

Nga një flirt i thjeshtë, marrëdhënia e tyre ishte bërë e rregullt. U kurorëzua me një martesë Shkurtin e shkuar, por që mori fund në pak javë. Në Maj ajo kishte ikur. Bashkëshorti rendit disa arsye për fundin e kësaj martese, sherre për shkaqe sentimentale, por edhe për faktin se ai lëvizte kudo që gjente punë, ndërsa ajo nuk e pranonte diçka të tillë.

“Erdha këtu për punë, hapa një kompani të re, por nuk shkoi mirë. Tani punoj si kuzhinier sezonal”, tregon burri për mediat italiane.

Pasditen e së hënës, Massimiliano telefonoi partnerin e ri të 20-vjeçares, pa ditur asgjë se çfarë kishte ndodhur. “Më tha vetëm që nuk mund të fliste, që ishte në polici dhe se e kishin vrarë. Fillimisht mendova një aksident”, është shprehur ai.

I pyetur nëse e dinte që Anxhela ishte punonjëse seksi Massimiliano është shprehur, “ Jo për sa kisha unë dijeni. Kur rrinte me mua në Ravenna, nuk kam kuptuar kurrë asgjë. Pas kësaj nuk di se çfarë mund të ketë bërë”.

Më tej ai shton se Anxhela ishte vajzë pozitive dhe nuk e meriton këtë që i ka ndodhur.

Të fundit