Flash News

KRYESORE

Vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, mediat italiane: Mund të jetë hedhur vetë nga makina

Vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, mediat italiane: Mund

Mbrëmjen e së shtunës në La Loggia të Torinos, u gjet e dhunuar në rrugë një 20-vjeçare, e identifikuar si Anxhela Meçani, e cila dyshohet se është hedhur nga makina gjatë kohës që mjeti ka qenë në ecje.

Vajza e cila njihej si punonjëse seksi, u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin “Santa Croce” në Moncalieri, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë mediat italiane kanë vënë në dyshim faktin nëse 20-vjeçarja është hedhur vetë nga makina për t’i shpëtuar dhunës, apo e kanë hedhur pasi e kanë dhunuar.

Kjo për shkak se në rrobat e vajzës është gjetur një fotokopje e letërnjoftimit si dhe një telefon celular që ka kaluar për hetim, lidhur me gjithë telefonat e fundit të bëra apo marra nga viktima.

Sipas “La Spampa”, një bandë e organizuar që merret me shfrytëzim prostitutash nuk e braktis trupin e saj, duke pasur brenda edhe dokumentet, aq më tepër bashkë me telefonin.

Në spital mësohet se ajo kishte thënë "rashë nga makina", duke u munduar të fshihte dikë.

Viktima

Vajza shqiptare, vdiq natën e së dielës në spital dhe u identifikua si Anxhela Mecani, lindur në Shqipëri në  mars 1998. Kur erdhi në Italia ishte minorene, rezidente në Ravenna. Një apartament i vogël në qendrën historike, në rrugën Benedetto Cairoli, dy hapa nga Piazza del Popolo. Shkurtin e shkuar ajo ishte e martuar, dhe më pas ishte larguar nga qyteti.

Ka shumë mundësi që edhe mbrëmjen e së shtunës ajo të ishte në punë, kur makina i ndaloi tek këmbët dhe e ftoi brenda. Nga vendi ku qëndrojnë prostitutat deri në vendin ku është gjetur trupi i saj nuk është më larg se 2 kilometra.

Hetimet

Hetuesit që po merren me çështjen kanë ridëgjuar dëshmitarin e vetëm të ngjarjes, personin që dha alarmin dhe njoftoi policinë duke kërkuar ndihmë. Ata po përpiqen të bien në gjurmë të makinës sipas ngjyrës që përshkoi dëshmitari, duke pasur në ndihmë edhe kamerat e zonës që janë sekuestruar. Ka ende shumë dyshime se si vajza ka dalë nga makina në lëvizje e sipër, duke marrë plagë në të gjithë trupin. Sipas tyre, e sigurt që ajo është dhunuar, pasi plagët e gjetura nuk përkojnë të gjitha me ato të përplasjes në rrugë.

Autopsia

Gjithçka pritet të zbardhet nga autopsia pasi nuk përjashtohet që ajo edhe të jetë përdhunuar. Autopsia pritet të dalë sot dhe do ti kalojë prokurorit që është duket hetuar ngjarjen me akuzën e vrasjes. Pritet edhe të zbardhen tabulatet telefonike, sepse mes atyre numrave mund të jetë edhe vrasësi.

Të fundit