Flash News

KRYESORE

Vdekja e 23-vjeçarit në Nju Jork, aktorja shqiptare mes dhimbjes: Grei çohu se po vjen daja

Vdekja e 23-vjeçarit në Nju Jork, aktorja shqiptare mes dhimbjes:

Me 7 shtator në Nju Jork një shqiptar u vra me armë zjarri. Vetëm ditën e djeshme në mediat shqiptare u bë i ditur identiteti i viktimës.  Grei Frashëri 23-vjeç u qëllua për vdekje në Brooklyn nga persona ende të paidentifikuar.

Të shumtë kanë qenë familjarët e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të 23-vjeçarit. Ndër to është dhe aktorja e humorit Dalina Zhupa.

Në një koment në Facebook aktorja, e afërme e Greit, shkruan: “O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollyëood. O Grei kthej përgjigje Eldos o Grei, pse u largove kaq shpejt pa na takuar me mall, po ti ike si një gangster siç doje vet dhe ëndërroje të ishe me ëndrrat e moshës tënde. Ike vërtet ndonëse ishte gjithçka si një film aksion, po ti duhet të ishte në shtëpi, ta tregoje si një ëndërr të keqe atë që kalove dhe jo të ikje. O Grei, pse mo Grei, o Greiii na dëgjo. Grei jemi aty shpirtërisht”.

Të fundit