Flash News

KRYESORE

Vdekja e 27-vjeçarit në komisariat, reagon Basha: Produkt i një policie në shërbim të bandave, të nisin menjëherë hetimet!

Vdekja misterioze e 27-vjeçarit në komisariat, reagon Basha: Produkt i një policie në shërbim të bandave, të nisin menjëherë hetimet!

Vdekja në rrethana misterioze të 27-vjeçarit rom në komisariatin e Korçës ka shkaktuar reagimin e kreut të PD, Lulzim Basha.

Përmes një reagimi në facebook, Basha kërkon që të nisin menjëherë hetimet dhe të zbardhet e vërteta dhe shkaku i vdekjes së babait të tre fëmijëve në komisariatin e policisë së Korçës.

Sipas kryedemokratit, ky rast është produkt i një policie të vënë në shërbim të bandave dhe shefave qeveritar.

“Dënoj me forcë vrasjen makabre brenda komisariatit të policisë të 27 vjecarit Enea Ftoi, sot në Korcë. Ky krim çnjerëzor është shkaktuar nga tortura barbare ndaj të riut rom që është dhe babai i 3 fëmijëve. Unë dhe Partia Demokratike kërkojmë hetim të menjëhershëm dhe transparencë të plotë, se kush është ai, ose ata qe kryen këtë krim makabër. Të dalin në dritë emrat e tyre dhe të hetohen e të përballen me ashpërsinë e ligjit.

Kjo nuk është një ngjarje sporadike. Është në fakt, produkti i një policie që është vënë në shërbim të shefave qeveritarë, të bandave, të kapove, të vëllezërve të ministrave e kryeministrit.

Kjo polici që shërben krimin dhe qeveritarët e lidhur me krimin, i merr shpirtin në torturë të pamundurit. Çdo polic që nuk zgjedh ligjin dhe uniformën, por krimin, urdhrat dhe shërbimin ndaj kapove, do të përgjigjet para ligjit, pa asnjë diskutim”, shkruan Basha.

Të fundit