Flash News

KRYESORE

Vdekja e 34 vjeçarit te ‘Trauma’; familjarët thonë se ra nga lartësia, policia dyshon për vrasje

Vdekja e 34 vjeçarit te ‘Trauma’; familjarët thonë

Një 34 vjeçar ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por për shkak të plagëve të shumta në kokë, nuk ka mundur të mbijetojë. 34 vjeçari me iniciale A.Gj., nga Zallbastari, u fut menjëherë në sallën e operacionit, por as ndërhyrja e mjekëve nuk bëri të mundur që t’i shpëtohej jeta.

Sipas dëshmive të para të familjarëve, 34 vjeçari dyshohet se ka rënë nga një lartësi, çka i ka shkaktuar edhe dëmtimet në kokë. Mirpo policia dyshon se ka të bëjë me vrasje.

Sipas raportimeve mediatike, 34 vjeçari dyshohet se kishte lidhje intime me një grua të martuar dhe ka qenë bashkëshorti i kësaj të fundit që dyshohet se e ka goditur me sende të forta viktimën.

Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit