Flash News

KRYESORE

Vdekja e 7-vjeçares në Durrës, reagon Ministria e Shëndetësisë

Për vdekjen e 7 -vjeçares në Durrës ditën e sotme ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ministria bën me dije se po hetohet për shkakun e vdekjes së vajzës dhe nëse bëhet fjalë për grip stinor. Ministrja u bën thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë gripin si dhe fton popullatën të marrë vaksinën. Në njoftim thuhet se nuk bëhet fjalë që të jemi para një epidemie gripale. 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndëmarrë Planin e  masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet.

Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave por nuk kemi situatë epidemie të gripit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I bën thirrje qytetarëve të mos I neglizhojnë gjestet parandaluese, duke ndjekur disa këshilla të thjeshta po mjaft të vlefshme për një dimër pa viruse.

Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën FALAS për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj.

Janë ende gjendje 9000 mijë doza vaksine FALAS, ndaj ftojmë popullatën në risk të vaksinohet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerojë shërbimin në mënyrë që të përballohet fluksi i pritshëm në këtë periudhë.

Përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë do të kalojnë në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale.

Përkatësisht:

▫Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat,

▫Qendra Shëndetësore nr 7 në Laprakë,

▫Qendra Shëndetësore nr 8 në zonën e ish-Bllokut,

▫Qendra Shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut.

Ftojmë qytetarët ti drejtohen qendrave shëndetësore duke shmangur vajtjen direkte në QSUT. 

Të fundit