Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vdekja e Ardit Gjoklajt/ Gjykata akuza Prokurorisë për hetime të paplota dhe selektive
Politiko
17 Maj 2018, 19:40
Me 17 prill, Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat e Prokurorisë kundër dy ish punonjësve të kompanisë së riciklimit ‘3R’ – Edmond Kallari dhe Dëfrim Hakrama, të cilat akuzoheshin për shkeljen e rregullave në punë gjatë aksidentit tragjik që i shkaktoi vdekjen Ardit Gjoklajt në 7 gusht 2016.
Edmond Kallari u gjet fajtor për drejtimin e një fadrome pa ‘leje drejtimi’ dhe u dënua me 2 vjet heqje lirie; por për shkak se masa e dënimit kishte filluar një ditë pas aksidentit në landfillin e Sharrës, gjykata urdhëroi limirin e menjëhershëm për të dy të pandehurit.
Hakrama dhe Kallari, të cilët punonin respektivisht si përgjegjës turni dhe fadromist për kompaninë e riciklimit 3R ishin dy të akuzuarit e vetëm për vdekjen 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në Sharrë – një kantier që ishte promovuar si i sigurtë nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në vendimin e zbardhur, një kopje e së cilit është siguruar nga BIRN, trupa gjykuese e udhëhequr nga gjyqtari Gerd Hoxha, me anëtarë Petrit Çomo dhe Arben Micka e ka akuzuar Prokurorinë e Tiranës për hetime të paplota dhe selektive, duke theksuar se hetuesit nuk kanë arritur as të zbardhin saktësisht dinamikën e ngjarjes.
I pyetur nga BIRN mbi vendimin e gjykatës, prokurori i çështjes Julian Zonja u shpreh se nuk e kishte marrë ende të zbardhur arsyetimin e vendimit, por e kishte apeluar atë. Ai shtoi se hetimet vazhdonin për përgjegjësitë e kompanisë ‘3R’, por ato ishin mbyllur për bashkinë e Tiranës.
Hetime selektive
Landfilli i Sharrës është nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Por në shkurt 2016, kompania “3R” shpk me seli në Peqin instaloi një impiant për seleksionimin dhe menaxhimin e mbetjeve në landfill.
Para vdekjes tragjike të Ardit Gjoklajt, impianti i kompanisë “3R” shpk në Sharrë u vizitua dy herë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në kronikën televizive të një prej vizitave në landfill, të transmetuar me datë 16 qershor 2016, Veliaj lançoi planin e tij për ndalimin e seleksionimit të mbetjeve nga kazanët e plehrave dhe u sugjeroi të gjithë atyre që siguronin bukën e gojës përmes këtij aktiviteti që të punësoheshin ligjërisht në landfill dhe të merrnin rrogë me “sigurime shoqërore”.
Ftesa e Veliajt shërbeu si nxitje për shtimin e krahut të punës në impiantin e instaluar në Sharrë nga kompania “3R” shpk. Në të kundërt, asnjë prej standardeve të premtuara nga kryebashkiaku nuk u aplikua gjatë procesit të punës.
Trupi i pajetë i 17 vjeçarit, i cili punonte si punëtor lopate në turnin e natës në kapanonin e ricklimit të kompanisë 3R u zbulua me 7 gusht 2016 në sheshin e grumbullimit të mbeturinave të ricikilimit. Një ditë më pas, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 4 personave si të dyshuar në ngjarjen që i mori jetën 17 vjeçarit.
Përveç fadromistit Edmond Kallari dhe përgjegjësit të turnit, Dëfrim Hakrama, policia arrestoi dhe 53-vjeçarin Besnik Braha – me detyrë përgjegjës firme si dhe 45 vjeçarin Bujar Daja – përgjegjës i punonjësve në landfill. Policia gjithashtu shpalli në kërkim pronarin e kompanisë ‘3R’, Edurim Teqja.
Megjithatë, pak muaj më vonë Prokuroria e Tiranës i pushoi hetimet ndaj Brahas dhe Dajës, ndërkohë Teqja nuk u procedua penalisht. Shmangia nga hetimi i drejtuesve të kompanisë nga Prokuroria është cilësuar si vendim selektiv nga ana e gjykatës.
Gjykata thotë se me 3 shkurt 2017, Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj Besnik Brahas duke argumentuar se ai nuk kishte detyrë kontrollin e respektimit të rregullave të sigurimit teknik që kishin të bënin me punën në landfill.
“I njëjti argument duhet të shërbente edhe për Dëfrim Hakramën, i cili rezulton të ishte pa një kontratë pune dhe jo i ngarkuar nga kompania si përgjegjës teknik,” shprehet gjykata në vendim.
I pyetur nga BIRN, prokurori Julian Zonja tha se vendosi pushimin e hetimeve ndaj drejtuesit teknik të kompanisë “3R”, pasi nuk kishte asnjë dokument që e vërtetonte pozicionin e tij të punës, por ai shtoi se hetimet për kompaninë ende vijojnë.
“Unë nuk sigurova asnjë dokument që të vërtetonin se Besnik Braha ishte drejtues teknik. Ai ishte aty miqësisht për shkak të lidhjeve që kishte,” tha Zonja.
“Nuk e vërtetonim dot punësimin e tij ndaj dhe u pushua çështja në ngarkim të tij. Por ne po vijojmë hetimet ndaj përgjegjësive që kompania “3R” kishte në landfill,” shtoi ai.
Vdekje pa autor
Për sa i përket rolit të fadromistit Kallari, Gjykata e Tiranës gjithashtu shprehet në vendimin e saj se jo vetëm prokuroria ka dështuar të provojë që ai është përgjegjës për vdekjen e Gjoklajt, po aq më tepër prokuroria ka qenë e paaftë të përcaktojë mekanizmin e ngjarjes.
Duke iu referuar provave të servirura gjatë procesit gjyqësor – si dëshmitë e punëtorëve, pamjet filmike dhe akteve të ekspertimit, gjykata thotë se nuk vërtetohet që fadromisti të jetë autori i vrasjes 17 vjeçarit.
“Edhe po t’i qëndrojmë pretendimit absurd të organit të akuzës se nuk është parë nga dëshmitarët, do të ishte kapur nga kamerat e sigurisë. E vërteta është se i akuzuari nuk ka punuar dhe nuk është afruar me mjetin e tij në vendin në të cilën është gjetur viktima,” shkruhet në vendim.
Gjykata në vendim e fshikullon prokurorinë se nuk ka bërë hetime të thellura për të zbardhur të vërtetën.
“Faktet duhet të kishin shkundur policinë dhe prokurorinë për të kryer hetime të thella dhe të specializuara me të gjitha metodat dhe format e lejuara ligjore,” shprehet trupa gjykuese.
I pyetur nga BIRN, prokurori Zonja u shpreh se edhe pse provat për vekjen e Ardit Gjoklajt janë rrethanore, ato janë të mjaftueshme për vërtetimin e akuzave.
“Ne e dinim që nuk ishte e saktë koha dhe vendi i ngjarjeve, si dhe provat që kishim ishin rrethanore, por referuar deklarimeve është shumë e sigurt që viktima ka gjetur vdekjen në landfill,” tha ai.
“Është e vërtetë që provat shkencore nuk vërtetuan që vendi i ngjarjes të jetë pikërisht vendi ku u gjet viktima… por nisur nga indiciet dhe të dhënat rrethanore ne kemi bindjen se të akuzuarit janë përgjegjës për vdekjen e 17 vjeçarit,” shtoi Zonja.
Prokurori gjithashtu i tha BIRN se po vijojnë hetimet për përgjegjësitë e kompanisë “3R” në këtë ngjarje, por sa i përket bashkisë së Tiranës hetimet janë mbyllur.
“Ne po hetojmë përgjegjësitë që kompania kishte në zbatimin e kushteve të sigurisë teknike për punonjësit e saj në landfillin e Sharrës. Shpresojmë që shumë shpejt çështjen do ta çojmë në gjykatë,” tha Zonja.
“Bashkia e Tiranës kishte një kontratë që i kalonte përgjegjësitë kompanisë “3R”, kështu që deri më tani nuk na kanë dalë prova për implikimin e bashkisë,” përfundoi ai./BIRN
Erion Veliaj gjatë një vizite në impiantin e kompanisë “3R” në landfillin e Sharrës | Foto nga : Bashkia Tiranë
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
