Flash News

KRYESORE

Vdekja e bebeve për mungesë inkubatorësh, gazetari i Top Channel: Nëse do isha prokuror do i kisha marrë për leckash përgjegjësit

Birn ka publikuar këto ditë një investigim me të dhëna tronditëse, lidhur me vdekshmëritë e foshnjave në maternitetin “Koç Gliozheni” në Tiranë.

Për mungesë inkubatorësh dhe mosfunksionimin e plotë të tyre nuk janë mundur të shpëtojnë shumë bebe të lindura parakohe, një skandal i denoncuar që në fillim të 2018-ës, por që vetë spitali e mohoi që në krye të herës.

Gazetari i Top Channel, Klodian Tomorri e komenton këtë skandal si një krim të shëmtuar, që sipas tij ndodh vetëm për një investim prej 300 dollarësh kosto të një inkubatori.

Statusi i plotë:

Mungesa e inkubatorëve ne maternitet qe kane denoncuar koleget e BIRN është një krim i shëmtuar shtetëror.

Nuk ka asnjë ndryshim mes vrasjes qe bën një kriminel dhe mosshpetimit te një jete qe mund te shpëtohet. Kjo e dyta madje është edhe me e rende sepse vrasësit ne ketë rast janë me kollare dhe paguhen me para publike.

Nëse unë do isha prokuror i kisha marre prej leckash te gjithë ata qe kane përgjegjësi aty. Për një shpenzim 300 dollarë vriten fëmijë. Kjo është e tmerrshme.

Dhe nuk është se nuk ka para shteti. Po vijne festat tani. Keni per te pare se si institucionet do shpenzojnë miliona leke vetëm per darken e fundvitit. Te gjithë. Do hane dhe do pine qe te festojnë. Nga drejtoria me e humbur e shtetit dhe deri ne maje. Nuk paskan 3 mije dollare per 10 inkubatore te qelbur. Mjerane.

Të fundit