Flash News

KRYESORE

Vdekja e Enea Ftoit e Ardian Kallmit, Vasili -Xhafajt: Qytetarët të pambrojtur edhe në burg, trafikantëve u mbani ison

Vdekja e Enea Ftoit e Ardian Kallmit, Vasili -Xhafajt: Qytetarët të

Deputeti dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur akuza të ashpra ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas rastit të dytë brenda pak ditësh që një person humb jetën nga paraburgimi.

Reagimi vjen pas rastit të djeshëm në Shkodër, ku Ardian Kallmi kreu vetëvrasje pasi doli nga burgu. Sipas Vasilit, qytetarët dhunohen e u bëhet presion nga policia, ndërsa trafikantët e drogës lihen të lirë.

Statusi i plotë:

Policia dhunon e vret te pambrojturit dhe ministria e brendeshme rri e veshtron.

Enea Ftoi dhe Ardian Kallmi humbin jeten brenda pak ditesh pasi policia i dhunoi,u beri presion dhe u tregoi forcen e saj te çfrenuar.

Policia tregon histerine e forces me qytetare te thjeshte e te pambrojtur, por u mban ison trafikanteve krimineleve dhe u hap dyert qe te ikin, drejtoreve te policise te akuzuar si drejtues te trafikut te droges.

Do dale ministria e brendeshme dhe do na mbushe mendjen qe fajtore jane vete ata qe humben jeten.

Edhe nje jete e vetme e humbur do te mjaftonte si nje akuze tronditese per te gjithe keta,qe drejtojne ministrine e brendeshme dhe policine qe keta te jepnin doreheqjet nga i pari deri tek ata qe ekzekutuan dhunen.

Por kjo kerkon moral dhe ndergjegje,por keta s'kane as te paren as te dyten.

 

Të fundit