All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Vdekja e Fadil Hasës, Mirush Kabashi: Mjeshtër i rrallë! Pseudo-humoristët po zënë vendin

Vdekja e Fadil Hasës, Mirush Kabashi: Mjeshtër i rrallë!
All - Paragraf - 1

Ditën e djeshme u nda nga jeta aktori i humorit Fadil Hasa. Mes shumë artistëve dhe miqve, edhe Mirush Kabashi ka shprehur ngushëllimet për ndajen nga jeta të artistit të madh.

All - Paragraf - 3

Kabashi në një reagim në Facebook shpreh respektin për Hasën, ndërsa shton, “Fatkeqësisht të tillë njerëz po i mbarohen Shqipërisë dhe humorit shqiptar, duke ua lënë vendin ca pseudo-humoristëve nga rruga që bëjnë humor burgu e u duket vetja të mëdhenj”.

Reagimi i Mirush Kabashit:

Sot ndërroi jetë njeri prej atyre mjeshtrave të rrallë të humorit që thjeshtësinë e ktheu në art. Ai ishte komediani dhe humoristi që të qeshurat tek publiku i shkaktonte me batutat origjinale dhe jo me banalitet ordiner siç bëhet rëndomë sot. Të gjithë popullit i kujtohet kur dilnin skeçet e tij me rastin e programit të Vitit te Ri dhe e gjithë familja nga fëmija deri tek gjyshi, qeshnin me shpirt. Fatkeqësisht të tillë njerëz po i mbarohen Shqipërisë dhe humorit shqiptar, duke ua lënë vendin ca pseudo-humoristëve nga rruga që bëjnë humor burgu e u duket vetja të mëdhenj. Respekt për këtë figurë të paharrueshme që aq shumë na bëri të qeshim me origjinalitetin e tij!

Të fundit