Flash News

KRYESORE

Vdekja e Florencit në burgun e Francës, reagon Basha: Shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i kësaj gjendje heshti!

Vdekja e Florencit në burgun e Francës, reagon Basha: Shkaktari dhe

Për vdekjen e 23-vjeçait Florenc Beqiraj në burgun e Francës, ka reaguar dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes si dhe shprehet se shkaktari dhe përgjegjesi kryesor i kësaj gjendje po hesht.

“Kur në mbarë Europën të rinjtë bashkohen në vatrat familjare për festat e fundvitit, mijëra të rinj shqiptarë detyrohen të largohen ilegalisht nga familjet e tyre në kërkim të dëshpëruar të mundësive që vendi i vet nuk ua ofron”, shprehet ndër të tjera Basha.

Reagimi i Plotë:

Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj në burgjet franceze është një lajm i kobshëm për çdo shqiptar. Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron. Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.

Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.

Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!

 

Të fundit