Flash News

KRYESORE

Vdekja e Gaqo Çakos, kryeministri Rama: Emër që do mbetet në histori!

Vdekja e Gaqo Çakos, kryeministri Rama: Emër që do mbetet

Kryeministri Edi Ram a ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit Gaqo Çako.

Në një reagim në Facebook,teksa shpreh ngushëllimet, Rama shkruan, “Gaqo Çako nuk jeton më dhe bashkë me të shuhet një tjetër jetë e përkushtuar ndaj artit, duke lënë pas një emër që i mbetet historisë së të kënduarit shqip #RESPEKT”.

Artisti i madh i skenës shqiptare, Gaqo Çako u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 83-vjeçare.

I vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga ish Presidenti Bujar Nishani, Çako ishte një nga kolosët e skenës operistike shqiptare, me një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Miqtë dhe kolegët e tij kanë shprehur trishtimin për ndarjen e tij nga jeta në rrjetet sociale.

Të fundit