Flash News

KRYESORE

Vdekja e mistershme e Andon Mëhillajt në burg, vjen reagimi në Kuvend: Nuk ka shërbim mjekësor  

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka komentuar vdekjen ne qelinë e burgut të Peqinit të Andon Mëhillajt.

Sipas Maliqit, i cili ka kërkuar interpelanë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në burg nuk ka shërbim mjekësor, përfshirë mjekë e infermierë.

“Ka shkuar policia për të zgjuar në mëngjes, por e kanë gjetur pa ndjenja, e kanë çuar në spital të vdekur se të burgjet është kthyer KCK, nuk ka mjekë, as infermierë me të dhënat e mia. Burgjet janë kthyer në pronë private, komandohen, lirohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve”, u shpreh Maliqi.

Të fundit