Flash News

KRYESORE

Vdekja e personave nga gripi, kreu i ISHP: Nuk është virusi i Derrit. Rrezikoni nëse shkoni në QSUT

Vdekja e personave nga gripi, kreu i ISHP: Nuk është virusi i Derrit.

Silvia Bino, kreu i Institutit të Shëndetit Publik pas vdekjes së ty personave nga gripi, ka  dhënë një deklaratë për median. Bino ka sqaruar se shkak i vdekjes së dy personave është bërë virusi AH1N1, dhe jo virusi i Derrit.

“Gripi në Shqipëri ka intensitet mesatar por në rritje. Dy javët e fundit kemi një rritje të shpejtë të rasteve me grip. Kjo vihet re në rastet aspiratore akute. Janë rreth 19 mijë raste.  Virusi i gripit është AH1N1. Situata është e ngjashme me vendet në rajon; Itali, Maqedoni, veç Greqisë që ka një rritje më të shpejtë të qarkullimit të gripit.  Deri tani janë dy raste, ndërsa një i tretë po verifikohet. Ata kanë ndërruar jetë pranë spitalit “Shefqet Ndroci”, u shpreh Bino.

Më tej ajo u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të vaksinohen, por u sugjeroi që të mos shkojnë në QSUT pasi mund të rrezikojnë të marrin fruthin.

“Ne jemi në sezonin e gripit. Kemi qarkullim të gripit me intensitet mesatar. Nuk është grip Derri. Nuk ka asgjë të pazakontë. Është virusi sezonal dhe është përfshirë në vaksinën e gripit. Studime që kanë ardhur nga Kanadja, tregojnë një efektivitet të vaksinës. Inkurajoj të gjithë njerëzit që të vaksinohen.

Janë dy sëmundje që transmetohen nëpërmjet rrugëve respiratore. Bëj thirrje që gjatë kësaj periudhe, persona që dyshohen për fruth të mos shkojnë në QSUT. Virusi i fruthit është më ngjitës sesa ai i gripit”, u shpreh më tej Bino.

Të fundit