Flash News

KRYESORE

Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Korçë, gjykata lë të lirë përgjegjësin teknik dhe manovratorin e firmës

Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Korçë,

Tri ditë pas arrestimit, janë lënë të lirë përgjegjësi teknik dhe manovratori i firmës së ndërtimit, ku humbi jetën më 3 janar punëtori Elvis Josifi 36 vjeç.

Gjykata e Korçës i ka lënë të lirë Flamur Palla 67 vjeç dhe  Aurel Vemoni 41 vjeç, duke vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”.

Ata u arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit Elvis Josifi, 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë.

Të fundit