Flash News

KRYESORE

Vdekja e reperit shqiptar, kolegu i tij vendos të mos publikojë këngën

Reperi i njohur shqiptar, Unikatil, ka marrë një vendim lidhur me publikimin e këngës së tij, pas vdekjes së njërit prej themeluesve të grupit TBA, Gëzim Hajdini ose siç njihej ndryshe me emrin B52, i cili pësoi atak kardiak.

Kënga e Unikatil ishte programuar të publikohej ditën e sotme, por reperi vendosi ta shtynte për në datën 15 prill.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku është shprehur se se nuk i duket mendim i mirë ta publikojë këngën sot pasi vdekja e B52 ishte shumë afër.

“Për shkak se Gëzimi ka qenë një nga themeluesit e grupit TBA, nuk me duket në rregull të publikoj këngën. Po mendoj ta publikoj më 15 prill”, ka shkruar ai në postim.

Të fundit