Flash News

KRYESORE

Vdekja e të riut në Komisariat, flet i vëllai: Nuk është vetëvrarë! Kishte tre gjilpëra në qafë

Vdekja e të riut në Komisariat, flet i vëllai: Nuk

Pak  ditë pas vdekjes së të riun Ene Ftoi në Komisariatin e Korçës, familiarë dhe qytetarë të shumë janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të protestuar.

Familjarët kanë hedhur akuza kundër policisë dhe kanë deklaruar se vdekja e të afërmit të tyre, ndyshe nga ç'deklaroi policia, ka ardhur pas dhunës së uniformave blu.

“Qeveria të marrë masa për fëmijët, e shoqja ka kaluar në depresion, tre fëmijë janë pa baba sot. Nëse nuk i merr masat qeveria do i marrim masat vetë.  Policia na ka gjobitur na ka ndaluar në Elbasan, nuk na lejuan. Na ndaluan dhe në hyrjen e Korçës, na kërkuan emrat e patentat. Kur fëmija kishte vdekur në rajon, pse nuk u lajmërua policia, ai kishte gjyq”, ka thënë nëna e viktimës.

“Dua drejtësi, personat i di me emra. Të zbardhet çështja e djalit”, ka thënë që tjetër e afërme e Enea Ftoit.

Ndërsa vëllai i Enea Ftoit u shpreh: T’i jepnin dënimin ta vuante, atij i kanë bërë masakër, e kanë dhunuar. Unë dua drejtësinë e vëllait.

Por ekspertiza mjeko-ligjore thoshte se vdekja nuk kishte ardhur si pasojë e dhunës.

Të fundit