Flash News

KRYESORE

Vdekja e tre të rinjve në Kurbin, familjarët mesazhe prekëse për Margjinin: Zoti të mirët i merr

Tragjike ishte ngjarja e djeshme në Kurbin, ku mbetën të vdekur tre të rinj pasi ranë në kanal me makinë.

Shoferi tentoi të shmangte gropën, vdesin në aksident tre të rinj. Viktimat, kushërinj me njëri-tjetrin, humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi dje në rrugën drejt Adriatikut në Kurbin.

Sipas Policisë, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 14:30 të së martës në fshatin Adriatik të Kurbinit, ku viktima mbetën Juli Margjini, 22 vjeç, banues në Kombinat, Simon Kaza, 20 vjeç dhe Bert Marku, 17 vjeç, të dy banues në Adriatik të Kurbinit. 22-vjeçari nga Tirana ishte në drejtim të makinës dhe dyshohet se shkak për daljen nga rruga është bërë tentativa për të shmangur një gropë.

Fmiljarë, të afërm e miq të të rinjve kanë reaguar në rrjetet sociale duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tyre.

Të afërmit kanë postuar dedikime prekëse në rrjetet sociale për Juli Margjinin, i riu që është i vetmi nga viktimat që ka profil në FB.

Të fundit