Flash News

KRYESORE

Vdekja e turkut në Prishtinë, policia publikon detaje: Pranë tij u gjetën 113 kg heroinë

Vdekja e turkut në Prishtinë, policia publikon detaje: Pranë tij

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se aksioni policor në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë u realizua më 2 dhjetor 2018. Sipas raportimeve, atë mbrëmje, katër persona u arrestuan dhe në një banesë në rrugën “Jakovë Xoxa” u gjet një person i pajetë e 113 kilogramë heroinë. Rrethanat e vdekjes së Nejdet Cesurogluu janë ende të paqarta.

Katër personat e arrestuar, S.Sh., M. Gj., Xh. Sh. dhe M. K. janë nga Shqipëria, konfirmoi një zyrtar i policisë së Kosovës.

Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës tha se Policia ka një kohë të gjatë që ka qenë duke e hetuar këtë grup. Hetimet për këtë grup kriminal kanë filluar që në dhjetor 2017, zbulohet në një dokument të Prokurorisë së Prishtinës.

Të fundit