Flash News

KRYESORE

Vdekja e ‘vejushës së zezë’ e pandëshkuar, Vasjari: Sot duhet të dëshmojmë se jemi ndryshe nga çifti Hoxha, por kam frikë se…

Vdekja e ‘vejushës së zezë’ e pandëshkuar,

Është diskutuar jo pak në media dhe rrjetet sociale ndarja nga jeta në moshën 99-vjeçare në shtratin e saj i Nexhmije Hoxhës, gruaja e ish diktatorit.

Analisti Arjan Vasjari, i pyetur në ‘Real Story’ nga moderatori Sokol Balla, se a ishte Nexhmije Hoxha bashkëfajtore në krimet e diktaturës, tha se demokracia është sistem i mirë për kundërshtarët se të paktën të jep një varr.

“Nuk jam i prirur ta ndërtoj narrativën mbi të ndjerën Hoxha, por çiftin Hoxha. Është koencidenca perfekte ku krimnelët janë në lartësinë e tyre.

Nuk u referohem tragjedive që kanë një varr, por krimeve të tyre që nuk kanë varr. Demokracia është sistem i mirë për kundërshtarët se të jep një varr.

Pas 30 vjetësh duhet të dëshmojmë se jemi ndryshëm nga ata. Kam frikë se janë pak që deklarojnë me krenari se janë të ndryshëm nga ata”, përfundoi analisti.

Nga ana tjetër, analisti Alfred Lela tha se shqiptarët duhet ta shohin shpagimin e tyre te ngjarjet që u kanë ndodhur ndër vite familjes Hoxha si rasti i nipit Ermal Hoxha I cili u akuzua për trafik droge.

Të fundit