Flash News

KRYESORE

Vdekja tragjike e 18 vjeçares shqiptare, motra i bën dedikim prekës: Celushi im, s’e besoj ende që po të përcjell për herë të fundit

Vdekja tragjike e 18 vjeçares shqiptare, motra i bën dedikim

Ditën e djeshme u shpërnda me shpejtësi lajmi se një vajzë 18-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e QSUT në Tiranë brenda dy ditësh, si shkak i një virusi të rrallë nga i cili ishte prekur.

Rasel Çarçani ishte prekur nga meningjiti, një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin.

Sëmundja ka degraduar me shpejtësi, ndonëse probabiliteti i vdekshmërisë nga kjo sëmundje varion nga 5-30%, duke i marrë jetën vajzës, e cila ndodhej me pushime në Pogradec.

Motra e saj nuk kursen fjalët prekëse, ndërsa i shkruan një dedikim në rrjetet sociale.

“Shpirti i motrës, se besoj ende që ike dhe sot të përcjell për në banesën e fundit, e di që do të jesh engjëlli mbrojtës atje lart, je motra ime, frymëzimi im, Celushi im…”, shkruan motra e Rasel.

Të fundit